
Një nga kokat e trafikimit në botë është arrestuar nga në Abu Dhabi falë bashkëpunimit të Policisë Spanjolle, Europolit, Interpolit dhe autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe pasi ishte në arrati që nga Operacioni 'Pampa', i kryer vitin e kaluar kundër një organizate kriminale shqiptare.
Sipas mediave spanjolle të cilët nuk ja bëjnë të ditur emrin, i arrestuar koordinonte personalisht kontaktet me furnizuesit e kokainës , si në transport, ruatjen dhe shpërndarjen e drogës në Evropë përmes një rrjeti që vepronte nga Ekuadori.
Hetimi përcaktoi se i arrestuari kishte një kontratë me furnizues kolumbianë për të marrë 4,000 kilogramë kokainë në muaj të destinuar për tregun evropian, duke demonstruar shkallën e organizatës kriminale që ai drejtonte.
Gjatë Operacionit Pampa, në të cilin morën pjesë 800 oficerë, u arrestuan 40 persona në Spanjë dhe Ekuador, dhe u kryen 62 kontrolle, të cilat rezultuan në sekuestrimin e më shumë se 500,000 eurove dhe 2,370,000 dollarëve në para të gatshme, armëve ushtarake dhe 12 automjeteve luksoze.
Organizata përdorte një rrjet të gjerë portesh evropiane për të kontrabanduar drogë, duke përfshirë Antverp (Belgjikë), Roterdam (Holandë), Algeciras (Spanjë), Hamburg (Gjermani), Shën Petersburg (Rusi), Durrës (Shqipëri), Gioia Tauro (Itali) ose Konstanca (Rumani) ku mbështetej te bashkëpunëtorë të lidhur kryesisht me mafian shqiptare.
Hetimet zbuluan një skemë komplekse pastrimi parash që përfshinte lëvizjen e shumave të mëdha parash. Në një rast, një milion euro u sekuestruan të fshehura në fundin e rremë të bagazhit të një automjeti në Malaga.
Agjentët ishin në gjendje të rindërtonin operacione të pastrimit të parave me vlerë 36 milionë dollarë në Ekuador dhe 12 milionë euro në Spanjë, të kryera përmes një rrjeti global biznesi të krijuar për të investuar fitimet në bizneset e pasurive të paluajtshme dhe argëtimit.
Rrjeti kriminal ishte i njohur për aftësinë e tij për të vepruar njëkohësisht në porte të shumta evropiane, duke demonstruar nivelin e lartë të infiltrimit në infrastrukturën portuale të kontinentit.
I ndaluari do të ekstradohet në Spanjë për t'u gjykuar së bashku me anëtarët e tjerë të organizatës./Versus.al







