
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 9 dynym tokë në Fushë Prezë pas kallëzimit të bërë nga pronari i tokës. Në njoftim thuhet se Altin Topalli ka përvetësuar tokën e një familjeje përmes mashtrimit të një prej familjarëve.
Në dëshmitë e tij, Topalli mohon akuzat e Prokurorisë ndërsa thotë se toka ka qenë e babait dhe e ka blerë 450 mijë euro.
Sidoqoftë, Prokuroria e Tiranës e rrëzon këtë pretendim me argumentin se Topalli nuk ka burim të ardhurash.
Altin Topalli është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës për pastrim parash dhe mashtrim. Ndërkohë tokën në fjalë ia ka shitu për 100 mijë euro një tjetër personi i cili po ashtu pret t’i kthehen paratë mbrapsht. Versus.al







