AKTUALITET /

Bëri ndërhyrje dentare, ndërron jetë i moshuari italian në Tiranë! Burime: Ishte me tumor në mëlçi dhe nuk tregoi

Shkruar nga Versus

Bëri ndërhyrje dentare, ndërron jetë i moshuari italian

Tiranë- Një 63 vjeçar Italian ka humbur jetën në spital pasi 4 ditë më parë kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë dentare.

D.S më datë 20 maj kreu një ndërhyrje kirurgjikale në një klinikë në rrugën e Kosovarëve. Pas ndërhyrjes u ndje keq dhe më 22 maj shkoi në spital që të merrte mjekim. Pavarësisht ndërhyrjes, mëngjesin e sotëm ndërroi jetë.

Policia ka marrë në pyetje dentistin që kreu ndërhyrjen. Sipas burimeve viktima, vuante nga tumori në mëlçi, por nuk e kishte deklaruar një gjë të tillë. Versus.al

Poll