AKTUALITET /

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në prokurorinë e Tiranës

Pacolli është kallëzues, por gjithashtu edhe i kallëzuar nga oratku i tij Valon Ademi.

Shkruar nga Versus

Biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në prokurorinë e Tiranës

Biznesmeni, Behgjet Pacolli u paraqit sot në Prokurorinë e Tiranës. Konflikti mes aksionerëve për aeroportin e Vlorës, paraqitet në prokurorinë e tiranës Behgjet Pacolli. Ky i fundit është edhe kallëzues edhe i kallëzuar në organin hetues të kryeqytetit. Pacolli është kallëzuar nga ortaku Valon Ademi, ndërsa Pacolli kallëzoi Valon Llukën, noteren Bona Selimi dhe aksionerin Valon Ademi.

Pacolli po merret në pyetje nga prokurori Ndini Tavani. Vëllai i Pacollit, Emin Pacolli në kallëzimin e bërë disa ditë më parë akuzonte palën tjetër për mashtrim dhe falsifikim të dokumenteve me qëllim marrjen e 47% të aksioneve të aeroportit të Vlorës. Sipas tyre, noterja Valbona Selimi ka falsifikuar firmën e Behgjet Pacollit. 

Së fundmi biznesmeni Pacolli nëpërmjet disa postimeve në rrjetet e tij sociale ka pretenduar se ndaj tij po bëhet një komplot për t'i marrë aksionet në aeroportin e Vlorës ku thotë se ka investuar qindra milionë euro deri më tani. Versus.al

Poll