AKTUALITET /

"Blindohet" Kruja, forcat "Shqiponja" në terren për kapjen e personave të rrezikshëm

Policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa automjete në kuadër të operacionit të befasishëm për kapjen e personave që qarkullojnë të armatosur.

Shkruar nga Versus

"Blindohet" Kruja, forcat "Shqiponja" në terren

Forcat e komisariatit të Krujës të mbështetura nga forcat “Shqiponja” kanë ngritur postoblloqe në akset kryesore të qytetit me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Me ngritjen e postoblloqeve dhe “blindimin” e hyrjeve të qytetit, synohet ndalimi i personave që qarkullojnë me armë zjarri apo mjete të tjera të kundraligjshme.

Pjesëtarët e forcave të rendit po kryejnë kontrolle të rrepta në automjete dhe kontrollojnë dokumentacionin e shofereve, për të siguruar se nuk ka armë apo mjete të tjera të ndaluara.

Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa mësohet se disa automjete i janë nënshtruar kontrollit nga ana e efektivëve. Versus.al

Poll