
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka njoftuar konsumatorët për disa produkte frutash të importuara që paraqesin rrezik për shëndetin. Kontrollet zyrtare kanë treguar se pjeshkat nga Greqia përmbajnë mbetje pesticidi Phosmet mbi normë, ndërsa rrushi i kuq francez, gjithashtu nga Greqia, përmban mbetje Propamocarb mbi nivelin e lejuar.
Për rrushin tavoline varieteti Red Globe, i importuar nga Italia, analiza ka konstatuar praninë e pesticidit Bitertanol.
AKU ka ndërmarrë masa duke bllokuar të gjithë sasinë e këtyre produkteve dhe ka kërkuar kthimin e tyre ose asgjësimin për të parandaluar rrezikun për shëndetin e konsumatorëve. Të gjitha rastet janë raportuar pranë RASFF (Sistemi i Shpejtë i Alarmit për Ushqime dhe Feed).
Konsumatorët këshillohen të mos konsumojnë produktet nëse i kanë ende në shtëpi dhe të ndjekin udhëzimet e operatoreve të biznesit ushqimor.
Njoftimi i AKU:
Tre ngarkesa me pesticide nga Greqia kane hyre ne shqiperi vetem kete muaj, me rrush e pjeshke me nivel pesticidesh me te larte se norma.
Njoftim për konsumatorin nga RASFF
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti pjeshkë, i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Phosmet, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: pjeshkë
Vendi i origjinës: Greqi
Operatori i biznesit ushqimor ka njoftuar subjektet, ku ka shpërndarë produktin, për kthimin e tij në rast se e kanë ende në gjendje.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.
Njoftim për konsumatorin nga RASFF
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ka rezultuar se produkti “rrush i kuq francez” i importuar nga Greqia, pas analizimit është konstatuar me praninë mbi normë të mbetjes së pesticidit Propamocarb, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: fruta – perime
Emri i produktit: rrush i kuq francez
Vendi i origjinës: Greqi
AKU pas kryerjes së kontrolleve dhe ndjekjes së gjurmueshmërisë, ka bllokuar sasinë në gjendje të produktit të konstatuar me qëllim asgjësimin.
AKU ka kryer edhe për këtë rast njoftimin përkatës pranë kategorisë së njoftimeve RASFF.
Njoftim për konsumatorin nga RASFF
Bazuar në kontrollet zyrtare të kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Pikën e Inspektimit Kufitar në Durrës, ka rezultuar se produkti rrush tavoline (varieteti Red Globe) i importuar nga Italia, pas analizimit është konstatuar me praninë e mbetjes së pesticidit Bitertanol, me risk për shëndetin e njeriut.
PËRSHKRIMI I PRODUKTIT:
Kategoria e produktit: Fruta – perime
Emri i produktit: Rrush tavoline (varieteti Red Globe)
Vendi Origjinës: Italia
AKU pas verifikimit të kryer, ka bllokuar në subjekt të gjithë sasinë e importuar, duke mos e lejuar shpërndarjen në treg, deri në procesin e asgjësimit të tij.
AKU për këtë rast ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF.







