AKTUALITET /

Bulqizë, terminali i autobusëve përmbytet nga uji

Terminali i autobusëve të linjave interurbane dhe fshatrave në Bulqizë janë përmbytur nga uji

Shkruar nga Versus

Bulqizë, terminali i autobusëve përmbytet nga uji

Terminali i autobusëve të linjave interurbane dhe fshatrave në Bulqizë janë përmbytur nga uji. Niveli i ujit arrin deri në lartësinë 40 centimetra. Po ashtu e përmbytur vijon të jetë edhe rruga që lidh dy lagjet e qytetit. Disa prej automjeteve janë bllokuar nga uji i cili qëndron aty prej katër ditësh.

Gjithashtu, këmbësorët kanë hasur vështirësi për të lëvizur në trotuare nga prania e madhe e ujit. Për drejtuesit e mjeteve, ky problem përsëritet sa herë ka reshje shiu. Pavarësisht se janë ankuar disa herë në Bashkinë Bulqizë, problemi nuk është zgjidhur, por vijon të pengojë lëvizjen e qytetarëve. Ata ankohen se e njëjta problematikë është edhe në rrugën e varrezave të qytetit  të Bulqizës, sa herë ka reshje shiu, uji grumbullohet nga Qafa e Buallit dhe përfundon në rrugë.

Poll