Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur me plagosjen me thikë të ndodhur në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një berberhaneje, ku është plagosur 25-vjeçari Margarit Shakaj, i cili ishte kursant në këtë qendër.
Burime pranë hetimeve bëjnë me dije se autori i dyshuar i ngjarjes është Shkëmbor Skënderaj, 24 vjeç, me të cilin viktima kishte një konflikt të mëparshëm. Pas ngjarjes, Skënderaj është larguar nga vendi i krimit dhe aktualisht është shpallur në kërkim nga policia.
I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Sipas raportimeve, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. /Versus.al







