AKTUALITET /

E rëndë/ Sherr në një berberhane në Vlorë, plagoset me thikë 25-vjeçari! Dërgohet me urgjencë për operacion

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivin dhe identitetin e autorit.

Shkruar nga Versus

 

E rëndë/ Sherr në një berberhane në Vlorë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në qytetin e Vlorës, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një sherri mes të rinjve.

Sipas burimeve nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur brenda një berberhaneje, ndërsa i riu është goditur me thikë pranë zonës së zemrës, duke marrë plagë të rënda.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e konfliktit, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur motivin dhe identitetin e autorit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Gjendja e tij shëndetësore mbetet për momentin e paqëndrueshme.

Autoritetet kanë ngritur një perimetër sigurie dhe po marrin në pyetje dëshmitarët, ndërsa po kontrollohen kamerat e sigurisë së zonës për të identifikuar autorin e sulmit dhe çdo person të përfshirë në incident./Versus.al

Poll