AKTUALITET /

Debati për vendet e sigurta në Itali, gjykata e Kasacionit i jep të drejtë Melonit

Shkruar nga Versus

Debati për vendet e sigurta në Itali, gjykata e Kasacionit i jep

Gjykata e Kasacionit në Itali i jep të drejtë Giorgia Melonit dhe kabinetit të saj në lidhje me emigrantët.

Gjykata ka argumentuar se është në tagrin e qeverisë italiane, të vlerësojë si të sigurta apo jo, vendet nga ku vijnë emigrantë.

‘Për përcaktimin e vendeve të sigurta, gjyqtari i konfirmimit, si garant i shqyrtimit të çdo rasti individual, për efektivitetin e të drejtës themelore për lirinë personale, nuk zëvendëson vlerësimin që, në përgjithësi, i përket vetëm Ministrit të Punëve të Jashtme dhe ministrave të tjerë që marrin pjesë në këtë proces’– shkruajnë gjyqtarët e Seksionit të Parë Civil të Gjykatës së Kasacionit në një ‘urdhër ndërmjetësues’.

Vendimi vjen pas ankesave të paraqitura nga qeveria kundër moskonfirmimeve fillestare për mbajtjen e emigrantëve në Shqipëri.

Pak ditë më parë Meloni tha së në janar do të rifillojnë operacionet me azilkërkuesit drejt Shëngjinit dhe Gjadrit, duke theksuar se modeli Italo-shqiptar do të funksionojë.

 

Poll