AKTUALITET /

Dëborë dhe temperatura nën zero gradë në Dibër! Disa fshatra pa energji elektrike

Shkruar nga Versus

Dëborë dhe temperatura nën zero gradë në Dibër!

Reshjet e shiut ia kanë lënë vendin atyre të dëborës në zonat malore të vendit. Në fshatra të thella të Dibrës, trashësia e dëborës arrin deri në 20 centimetra.

Ndërsa temperaturat shënojnë -2 gradë celcius. Aktualisht janë mbuluar nga dëbora fshatrat e njësive administrative Zerqan, Ostren, Martanesh. Po ashtu edhe në Bulqizë raportohen reshje dëbore, por fatmirësisht deri tani nuk raportohen probleme në qarkullim.

Policia u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët që të kenë kujdes për shkak të terrenit të vështirë dhe reshjeve të dëborës. Në fshatrat e njësisë administrative Ostren ka mungesë të energjisë elektrike për shkak të dëborës dhe të ngricave. Versus.al

Poll