Ky është viktima e ekzekutimit mafioz në Athinë- pjesëtar i mafias greke.
Irakli Davella, 45 vjeç lindur në fshatin Mesopotamos të Bashkisë së Finiqit, Sarandë, ishte i i martuar dhe baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze.
Viktima ishte i njohur për autoritetet pasi në vitin 2011 ndaj tij dhe 9 personave të tjerë, shumica pjesëtarë të mafias, ishte ngritur një çështje për organizim kriminal, zhvatje etj., ndërsa pak kohë më vonë emri i tij ishte në një dosje së bashku me 17 persona të tjerë ndaj të cilëve ishin ngritur akuza të shumta nga policia e Korfuzit për organizim kriminal, falsifikim etj.
Vitet e fundit ai u thoshte të afërmvem miqve dhe të njohurve se ishte larguar nga jeta e nëntokës dhe paligjshmëritë, dhe se aktiviteti i tij i vetëm ishin bizneset në Peristeri dhe dhënia me qira e makinave.
Viktima kishte hapur kafene dhe një kënd lojërash për fëmijë në Atikën Perëndimore. Ai nuk ia kishte dalë t’i mbante të gjitha bizneset dhe së fundmi ishte marrë më shumë me një kafene në Agios Ierotheos.
Autorët e vrasjes e kanë ndjekur dhe kanë pritur momentin kur objektivi do të ngrihej nga kafeneja ku ndodhej me shokun e tij dhe do të shkonte drejt makinës. Sapo 45-vjeçari iu afrua automjetit të tij, makina e tyre u sulmua.
Davella ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, kurse shoku i tij, Edi Lulo ndodhet në gjendje të rëndë.







