AKTUALITET /

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani nën hetim nga SPAK për fshehje pasurie

Shkruar nga Versus

Deputeti i PD-së Asllan Dogjani nën hetim nga SPAK për fshehje

Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani është vënë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije se SPAK ka kërkuar informacion në disa institucione.

Kujtojmë se pak ditë më parë, më 3 korrik 2024, Dogjani është paraqitur në SPAK, ku ka qëndruar për rreth dy orë e gjysmë.

Në një reagim jashtë kamerave, Dogjani konfirmoi se marrja e tij në pyetje nga SPAK është bërë rreth problemit të disa qytetarëve në lidhje me zaptimin e hapësirës publike nga pronari i pallatit.

Dogjani qëndroi për 2 orë e 30 minuta në Prokurori dhe në dalje nuk bëri asnjë koment publik për mediat./Versus

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: