AKTUALITET /

Deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin zyrtarin e njësisë administrative! Policia i kallëzon në SPAK

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme pas një takimi elektoral në fshatin Ostren.

Shkruar nga Versus
Deputeti Xhelal Mziu dhe nipi i tij rrahin zyrtarin e njësisë
Deputeti i PD, Xhelal Mziu dhe i dhunuari Kalosh Murra

Dibër- Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu është kallëzuar në SPAK nga drejtoria vendore e policisë së Bulqizës nën akuzën se së bashku me nipin e tij kanë dhunuar një zyrtar të njësisë administrative të Ostrenit.

Sipas njoftimit, ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje pas një takimi elektoral në fshatin e Ostrenit. 58 vjeçariu Mziu dhe E.M 36 vjeç, djali i vëllait të tij, dhunuan 33 vjeçarin Kalosh Murra i cili raportohet të jetë nënpunës i njësisë administrative.

Pas raportimit të ngjarjes, policia ka nisur hetimet dhe ka referuar materialet në SPAK për veprën penale “kanosje të pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Kalosh Murra pretendoi se ishte dhunuar në krye të detyrës, ndërsa mohoi të ketë qenë i angazhuar në fushatë për ndonjë palë politike. Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: