
Deputetja Marjana Koçeku ka denoncuar përmes rrjeteve sociale se është kërcënuar nga grupi i njohur si “Bajrat”, duke ngritur shqetësime për sigurinë e saj personale.
Por deri tani, sipas Policisë së Shtetit, nuk është depozituar asnjë kallëzim zyrtar në lidhje me pretendimet e bëra nga deputetja.
I pyetur nga mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha se policia ka detyrimin ligjor të mbrojë jetën dhe pronën e çdo qytetari dhe se çdo situatë vlerësohet në bazë të rrezikut.
“Policia është në mbrojtje të jetës së çdo personi. Është detyrim ligjor të mbrojmë jetën dhe pronën e qytetarëve. Në bazë të kërcënimit dhe rrezikut, bëhet edhe vlerësimi për masat e mbrojtjes. Por denoncim konkret nuk ka në polici”, deklaroi Hita.Versus.al

