AKTUALITET /

EMRAT/ Mashtronin përmes Call Center, arrrestohen 7 shtetas shqiptarë dhe të huaj, procedohen 27 të tjerë

Në ambiente u gjetën dhe sekuestruan një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Mashtronin përmes Call Center, arrrestohen 7 shtetas shqiptarë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 shtetas, shqiptarë dhe të huaj si dhe kanë proceduar 27 të tjerë pasi gjatë kntrolleve ka rezultuar se kryenin mashtrime me Call Center.

Në ambiente u gjetën dhe sekuestruan një sasi eurosh të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari, 70 njësi kompjuterike dhe 49 celularë.

Personat e arrestuar Zizo Azizi, Bjorn Kareco, Luis Masi, Jose Canda dhe Simao Samuel, dyshohet se janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i PolicisëGjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 27 shtetas (3 prej tyre, nga Brazili dhe Franca), të gjithë banues në Tiranë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas janë përfshirë në kryerjen e veprimtarive të kundërligjshme që lidhen me veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Hetimet vijojnë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore përkatëse.Versus.al

 

Poll