AKTUALITET /

Detaje/ Kush është pronari i televizionit në Vlorë që u sekuestrua nga SPAK! Kishte rol kyç në grupin kriminal të trafikut të drogës

Mësohet se televizioni në fjalë është "Tv Kabllor Vlora Cable" në Vlorë në emër të biznesmenit, Nexhmedin Danaj.

Shkruar nga Versus
Detaje/ Kush është pronari i televizionit në Vlorë që u
Foto montazh: Nexhmedin Danaj/ Algerta Fejzullahu

Prokurori Vladimir Mara ka dhënë detaje nga goditja e grupit të fuqishëm kriminal të trafikut të drogës në Shqipëri ku u lëshuan 52 masa sigurie në vendin tonë dhe Itali.

Ai u shpreh se mes sekuestrimeve të tjera ka qenë edhe një televizon në Vlorë.  Mësohet se televizioni në fjalë është "Tv Kabllor Vlora Cable" në Vlorë në emër të biznesmenit, Nexhmedin Danaj.

Po kush është Nexhmendin Danaj:

Nexhmendin Danaj biznesmeni dhe pronari i televizionit të sekuestruar në Vlorë ka patur rol kyç në grupin kriminal.  Dyshohet që Danaj lëvizte paratë e trafikut të kokainës edhe në Dubai përmes kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai. Ai është vëllai i Sadrit Danaj, ish-kryetar i Qarkut të Vlorës, i akuzuar nga PD-ja si i inkriminuar, i arrestuar se rrëmbeu vajzën e një biznesmeni në Siçili, në vitin 2000. Nexhmendin Danaj nuk vepronte i vetëm por në bashkëpunim me gruan e tij, Algerta Fejzullahu, emri i së cilës u lakua më 2014 ku u arrestua për korrupsion  Fejzulla përmes një avokateje në Vlorë, Dhurata Sulaj (Tafili), i mori 50 mijë lekë të reja një qytetari, me qëllim që të shtynte në kohë ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Algerta Fejzulla u arrestua në cilësinë e drejtoreshës së Zyrës Përmbarimore të Vlorës. Ajo ishte emërua në këtë post në vitin 2013 pas ardhjes së PS-së në pushtet.

Në vitin 2023, Algerta themeloi kompaninë “Dubai im”, në Lungomare të Vlorës, e regjistruar një agjenci turistike, në fushën e turizmit, hoteleri, restorante, bar-kafe, import-eksport, transport për llogari të vetë dhe për të tretë, shërbime taksi, dhënie e marrje e mjeteve të transport me qira etj. Dyshohet se “Dubai im” përdorej për lëvizjen e parave të pista.

Gjithashtu, emri i kompanisë nuk është quajtur rastësisht “Dubai im”, sepse i shoqi, Nexhmendim Danaj, rezulton pronar i kompanisë “General Trading LLC”, me seli në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe. Kompani e cila ka qarkulluar miliona euro.

Nexhmendin Danaj është ortak me 30% në televizionin kabllor “Vlora”, së bashku me vëllain tjetër Vexhi Danaj./ Versus.al

Poll