Live Updates /

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani grupin e Troplinëve! Roli i “Bishës” në organizatë! Dëshmia e penduarit të drejtësisë italiane

Versus.al ka zbardhur një pjesë të Dosjes italiane “Ura” që çoi në 52 urdhër arreste në Shqipëri dhe Itali* Një tjetër rrëfim që i penduari i drejtësisë italiane, Domenico Milella ka zbërthyer me detaje rrjetin e errët të heroinës shqiptare që kishte rrënjosur tentakulat e saj në jug të Italisë.* Urdhrat jepeshin në kohë reale. Droga udhëtonte nga portet e Shqipërisë dhe Holandës për në Itali. Fitimet qarkullonin përmes kontakteve të besuara.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

Versus.al ka zbardhur një pjesë të Dosjes italiane “Ura” që çoi në 52 urdhër arreste në Shqipëri dhe Itali* Një tjetër rrëfim që i penduari i drejtësisë italiane, Domenico Milella ka zbërthyer me detaje rrjetin e errët të heroinës shqiptare që kishte rrënjosur tentakulat e saj në jug të Italisë.* Urdhrat jepeshin në kohë reale. Droga udhëtonte nga portet e Shqipërisë dhe Holandës për në Itali. Fitimet qarkullonin përmes kontakteve të besuara.

6 Postime
2 ORE ME PARE

EUROJUST publikon detaje për operacionin ‘Ura’: 52 të akuzuar, urdhër-arreste në Itali dhe Shqipëri

 

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani

Pas deklaratës së SPAK, edhe EUROJUST ka dalë me një njoftim zyrtar ku jep detaje të reja mbi Operacionin e përbashkët ndërkombëtar “Ura”, që çoi në shpalljen në kërkim dhe ndalimin e 52 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari të organizuar kriminale.

Urdhrat e arrestit janë lëshuar nga Antimafia e Barit, në bashkëpunim të ngushtë me SPAK-un në Shqipëri, në kuadër të një hetimi të thelluar dhe të gjatë.

Hetimi dhe përgjimet

Hetimet kanë nisur që në vitin 2016, por janë intensifikuar ndjeshëm gjatë vitit 2020, duke përfshirë përdorimin e përgjimeve dhe teknikave të tjera të ndjekjes nga autoritetet italiane dhe shqiptare. Objekt i hetimit kanë qenë tre organizata të strukturuara kriminale, të përbëra nga shtetas italianë dhe shqiptarë, të përfshirë në:

Trafik ndërkombëtar droge
Pastrim parash
Krime të tjera të rënda të lidhura me aktivitetin mafioz

Bashkëpunimi ndërkombëtar

Operacioni “Ura” është një shembull konkret i bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar, duke përfshirë:

EUROJUST
SPAK (Shqipëri)
Direksioni i Antimafias në Bari
Polici dhe Prokurori në disa shtete europiane

Sipas EUROJUST, operacioni ka rezultuar në identifikimin dhe ndjekjen penale të një rrjeti të gjerë kriminal, me ndikim në disa shtete dhe aktivitet të shtrirë në vite. /Versus.al

2 ORE ME PARE

FOTO/ Tonelata kokai*e nga Amerika Latine në Evropë! Ja kush është ‘Visi i Pojës’ që arriti t’i shpëtojë policisë

 

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani

Kush është Elvis Doçi, i njohur si “Visi i Pojës”?

Personi që shihni në foto është Elvis Doçi, më i njohur me nofkën “Visi i Pojës”, një emër tashmë i njohur për autoritetet e drejtësisë shqiptare dhe ndërkombëtare.

Elvis Doçi ka qenë objekt hetimi nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e cila një vit më parë zhvilloi një kontroll në banesën e tij.

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan rreth 3 milionë euro cash, të gjetura në banesën e tij.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Doçi iu shmang arrestimit dhe aktualisht ndodhet në kërkim nga autoritetet. Ai akuzohet për përfshirje në vepra të rënda penale, kryesisht në fushën e trafikut të narkotikëve. 

I lidhur familjarisht me figurën e njohur Xhevdet Troplini, Elvis Doçi përflitet si pjesë e një rrjeti më të gjerë kriminal, ndërsa hetimet ndaj tij vijojnë si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. /Versus.al/

3 ORE ME PARE

Megaoperacioni antidro*ë Shqipëri-Itali! SPAK del njoftim zyrtar: Zbërthehen tre grupe kriminale, 4.5 mln euro koka*në

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani

Spak ka dalë me njoftim zyrtar për megaoperacionin antidrogë të zhvilluar mes Italisë dhe Shqipërisë ku u lëshuan në total 52 urdhër-arreste. Dosja e siguruar nga autoritetet italiane zbulon rolin e secilit prej anëtarëve të grupit kriminal me qendër në Durrës.

Operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave: 52 masa sigurimi dhe miliona euro të sekuestruara në Shqipëri dhe Itali

Në kuadër të një hetimi të përbashkët ndërkombëtar, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Prokuroria e Republikës pranë Gjykatës së Barit (DDA), me mbështetjen e Eurojust dhe përmes ngritjes së një Skuadre të Përbashkët Hetimore, ekzekutuan sot, më 21 maj 2025, një operacion të gjerë kundër trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale.

Operacioni rezultoi në 52 masa sigurimi personale, përkatësisht:

29 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Posaçme për anëtarë të grupeve kriminale që vepronin në Shqipëri;
1 urdhër ndalimi i lëshuar nga Prokuroria e Posaçme;
22 masa sigurimi të vendosura nga Gjykata e Barit në Itali.
Në total, janë proceduar 40 shtetas shqiptarë dhe 12 shtetas italianë, të përfshirë në tre grupe të organizuara kriminale – njëra me bazë në Durrës dhe dy të tjera në rajonin e Puglias, Itali.

Gjatë hetimeve të zhvilluara në periudhën 2020–2025, janë dokumentuar 40 episode të trafikimit të lëndëve narkotike, përfshirë edhe sekuestrimin e sasive të konsiderueshme heroine dhe kokaine në Shqipëri, Itali dhe vende të tjera të Europës. Një nga episodet përfshinte transportin e 255 kg heroinë dhe kokainë në Bari, përmes korrierëve ndërkombëtarë.

Sekuestrimet e pasurive janë kryer paralelisht në të dy vendet dhe përfshijnë:

2 kompani ndërtimi,
4 shoqëri tregtare dhe restorante,
1 agjenci pasurish të paluajtshme,
1 TV kabllor,
automjete luksoze, para cash, etj.
Më parë, gjatë hetimeve janë sekuestruar 3 milionë euro “cash”.

9 apartamente,
4 kompani,
7 llogari bankare,
3 automjete, të sekuestruara në kuadër të masës së “sekuestros preventive”.
Hetimet u bazuan në metoda të avancuara hetimore si përgjime telefonike dhe ambientale, regjistrime video,vëzhgime dhe kontrolle,analiza të komunikimeve të koduara në platformën SKYECC, dëshmi të tre bashkëpunëtorëve të drejtësisë.

Autoritetet evidentuan se pagesat për lëndët narkotike kryheshin nga Italia drejt Shqipërisë përmes shoferëve të linjave ndërkombëtare të autobusëve, ndërsa vlera totale e transaksioneve të drogave të dokumentuara arrin në 4.5 milionë euro.

Gjithashtu, është dokumentuar edhe transferimi i mbi 500 mijë dollarëve nga Shqipëria drejt Amerikës Latine, si parapagim për një sasi prej 500 kg kokaine që nisej nga Guayaquil, Ekuador.

Procedurat aktualisht ndodhen në fazën e hetimit paraprak, dhe autoritetet ligjzbatuese në të dy vendet po vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal dhe korruptiv. /Versus.al/

6 ORE ME PARE

Kush ishte “Bisha” që komandonte nga Shqipëria: Çfarë zbulojnë përgjimet e rrjetit të heroinës dhe kokainës mes Shqipërisë, Italisë dhe Holandës

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani
Fotomontazh: Adi Çobo, pjesë nga dosja e antimafias italiane

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë Italiane, emri i tij shfaqet si “Bestia” – Bisha. Por nën këtë nofkë nuk fshihet një figurë periferike e krimit të organizuar. Përkundrazi, “Bisha” është Adi Çoba, personi që, sipas autoriteteve, drejtonte nga Shqipëria një organizatë ndërkombëtare trafiku droge, e shtrirë në tre shtete: Shqipëri, Itali dhe Holandë.

Hetimet janë mbështetur fuqimisht në përgjime të sistemit të koduar SKY ECC, që kanë ekspozuar një rrjet kriminal funksional, të strukturuar dhe me komandë vertikale. Drejtuesi ishte në Shqipëri. Urdhrat jepeshin në kohë reale. Droga udhëtonte nga portet e Shqipërisë dhe Holandës për në Itali. Fitimet qarkullonin përmes kontakteve të besuara.

Komandat e “Bishës”: Si koordinohej paniku brenda rrjetit

Në një nga bisedat më domethënëse të përgjimeve, një kontroll policor në Bari shkakton alarm te anëtarët e organizatës. Nuredin Kiptiu, pasi mëson për bastisjen, dërgon menjëherë një mesazh:
“Duhet me lajmru Jubin.”
“Jubi” është pseudonimi i Agron Ganajt, i konsideruar krahu i djathtë i Çobës në terren.

Ganaj i përgjigjet me tone urgjente:
“Nëse më ka kap kamera kur i kam nxjerrë nga makina, kjo punë ka qenë e kotë. (...) Na dogji nga mungesa e trurit.”

Në një tjetër mesazh, dërguar në mesnatë, Ganaj kërkon konfirmim nga Çoba nëse “malli është në makinë” apo “është kthyer në banesë”. Të nesërmen, nervozizmi thellohet:
“Jo mo jo, ti nuk e kupton sa rëndë është kjo gjë. Nëse ka kap kamera, kemi ikur.”

Përgjimet zbulojnë më shumë se frikë. Zbulojnë organizim. Zbulojnë një mekanizëm disiplinor, ku çdo reagim i anëtarëve është i sinkronizuar. Bisedat nuk janë emocionale. Janë taktike. Ftohtësia me të cilën menaxhojnë krizën është dëshmi e një strukture që operon me rregulla të brendshme, pothuaj ushtarake.

Roli i Çobës: Udhëheqës, rekrutues, furnizues

Sipas dokumenteve zyrtare italiane, Adi Çoba, “në cilësinë e kreut dhe promovuesit të shoqatës kriminale, dërgonte korrierë nga jashtë për të transportuar sasi të mëdha heroine dhe kokaine, të furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda”.

Por ai nuk ishte vetëm një hallkë furnizimi. Ishte qendra e vendimmarrjes.
Nga Shqipëria, Çoba jepte urdhra për:

1. Rekrutimin e korrierëve;
2. Koordinimin e dërgesave nga portet;
3. Ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës në Itali;
4. Menaxhimin e pagesave dhe logjistikës.

Anëtarët e tjerë – shqiptarë dhe italianë – kishin role të përcaktuara.
Ganaj, Kiptiu, Fiore, Presi, Buonsante dhe Montedoro – të gjithë përmenden në dosje si pjesë e organizatës që ruante dhe shiste drogën në Itali, me qëllim përfitimi.

Një organizatë, jo një grup i rastësishëm

Përgjimet i japin fund idesë së një grupi të thjeshtë trafikantësh që veprojnë në mënyrë spontane. Ky ishte një rrjet me hierarki, me detyra të ndara dhe me komanda të qarta. Një organizatë që nuk lëvizte pa lejen e “Bishës”. Që nuk shpërndante pa urdhër. Dhe që nuk reagonte pa sinjal.

Pikërisht për këtë arsye, hetuesit italianë e kategorizojnë këtë grup si “shoqatë kriminale të strukturuar dhe të qëndrueshme”, ku Çoba është kreu dhe “promotori”.

Struktura: Roli i secilit i përcaktuar në detaj

Sipas dosjes italiane, Adi Çoba jo vetëm e drejtonte rrjetin nga Shqipëria, por kishte ngritur një strukturë të qartë funksionale, ku secili anëtar kishte detyra specifike:

Ganaj Agron dhe Kiptiu Nuredin kishin rol kyç në ruajtjen dhe shpërndarjen e drogës në Itali.
Fiore Massimiliano, Presi Ergiels, Buonsante Andrea dhe Montedoro Giovanni kujdeseshin për pritjen në port, marrjen e dërgesave, si dhe për pagesat dhe logjistikën e shpërndarjes në territorin italian.
Drogat e furnizuara nga Shqipëria dhe Holanda mbërrinin në Itali përmes korrierëve që vetë Çoba i zgjidhte dhe i dërgonte nga jashtë. Bëhej fjalë për sasi të mëdha heroine dhe kokaine që përdoreshin për trafik ndërkombëtar, jo për konsum lokal./Versus.al

7 ORE ME PARE

Versus.al zbardh DOSJEN ‘URA’/ Nga 3 kg heroinë e pastër në 13 kg për treg, skemat e mafies shqiptare në jug të Italisë! Droga kalonte përmes invalidëve

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani
Foto montazh: Domenico Milella

Versus.al ka zbardhur një pjesë të Dosjes italiane “Ura” që çoi në 52 urdhër arreste në Shqipëri dhe Itali.

Lajmi u bë i ditur sot nga SPAK dhe nga homologët italianë në një konferencë për shtyp me gazetarët. Në dosje jepet një dëshmi e të penduarit të drejtësisë, Domenico Milella i cili ka rrëfyer detaje sesi funksionin bandat shqiptaro-italiane.

Rrëfimi i tij ka zbërthyer me detaje rrjetin e errët të heroinës shqiptare që kishte rrënjosur tentakulat e saj në jug të Italisë. Në qendër të skemës, një strukturë kriminale e mirorganizuar me baza në Shqipëri dhe lidhje direkte në Brindisi, Leçe dhe Bari, e aftë të furnizonte vazhdimisht tregun italian me heroinë të pastër, të njohur në gjuhën e trafikantëve si "Banania".

Sipas dëshmitarit bashkëpunëtor MILELLA, vetë shtetas shqiptarë ishin garantët e kësaj linje furnizimi, duke u shndërruar jo vetëm në transportues, por në një hallkë kyçe të përpunimit dhe shpërndarjes së drogës për llogari të bosëve si Gianni Di Cosimo dhe organizatave mafioze që operojnë në provincat e Brindisit dhe Leçes. Shqiptarët nuk ishin më thjesht “krah pune” për mafian italiane – ata ishin partnerë në krim, sipas dosjes.

MILELLA ka zbuluar çdo gjë edhe lokacionet ku droga fshihej, përfshirë një shpellë të maskuar në Mola di Bari, që shërbente si magazinë e heroinës. Por më e frikshme është skema e përpunimit të lëndës narkotike: nga çdo 3 kilogramë heroinë të pastër, nxirreshin deri në 12-13 kilogramë për treg. Përpunimi ndodhte në mënyrë rutinë, duke rritur fitimin dhe mbushur rrugicat e qyteteve italiane me helm.

Por më tronditëse janë metodat e transportit: persona të sëmurë në karroca invalidësh, që fshihnin drogën nën karrocë, duke kaluar pa dyshim nën radarët e kontrollit kufitar. Një tjetër formë e shndërrimit të njerëzve në vegla të trafikimit – pa moral dhe pa limite.

Hetimet çuan në dy emra konkretë: Erigels PRESI, Massimiliano FIORE, e shtetas shqiptarë që punonin në një kompani termoidraulike, por që sipas hetuesve kishin një “punë të dytë” shumë më të errët – shpërndarës të heroinës në jug të Italisë.

Një tjetër figurë që del në skenë nga deklaratat e të penduarit të drejtësisë italiane është një furnitori shqiptar me dy emra Aldir Nela, alias Dorian Mela, i njohur me nofken 'Niko' ose 'Nikola' , emër i njohur për autoritetet italiane pasi ishte i arrestuar më parë për trafik ndërkombëtar droge dhe armësh.

Ky nuk është një rast i izoluar, shkruhet në dosjen e antimafias italiane. Ky është profili i një mafie shqiptare në evolucion. Nga transportues të thjeshtë, shqiptarët janë kthyer në aktorë strategjikë të tregut ndërkombëtar të heroinës. Kanë ndërtuar rrjete të sigurta, kanë rekrutuar njerëz të pambrojtur, kanë maskuar drogën në format më të pabesueshme – gjithçka për fitim, gjithçka për pushtet kriminal.

Mafia shqiptare nuk është më thjesht një “aleat” i Ndraghetës apo Sacra Coronës. Në jug të Italisë, ajo po krijon tokën e saj, rrjetin e saj, dhe tregun e saj./ Versus.al

8 ORE ME PARE

Trafik heroine nga Porti i Durrësit, detaje nga dosja: Adi Çoba "koka" e grupit! Dumani ‘fundosi’ grupin e Troplinëve

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani
Nuredin Dumani, Xhevdet Troplini

Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni antidrogë i zhvilluar mes Italisë dhe Shqipërisë ku u lëshuan në total 52 urdhër-arreste. Dosja e siguruar nga autoritetet italiane zbulon rolin e secilit prej anëtarëve të grupit kriminal me qendër në Durrës.

Erigels Presi në bashkëpunim me xhaxhain e tij Genci Telollari dhe Gerti Aliun krijuan kanale të pavarura furnizimi me heroinë të pastër duke vepruar nën organizatën e drejtuar nga Redi Tusha dhe të shqiptarëve të tjerë si Orges Molla dhe Pirro Capi. Këto grupe e merrnin heroinën nga Turqia dhe e transportonin në Itali nëpërmjet shoferëve të kamionëve ose punëtorëve detarë në bordin e trageteve Durrës-Bari.

Ervis Doçi me nofkën “Visi i Pojës’ duke qenë se është nipi i Xhevdet Troplinit, personazhi të njohur të botës së krimit, konsiderohet nga autoritetet italiane si ndër kryesorët për funksionimin e rrjetit të trafikut të drogës së bashku me Adi Çobën i cili konsiderohet si "koka" e funksionimit të këtij rrjeti trafiku.

Dosja/ Çmontohet banda kriminale shqiptaro-italiane! Si fundosi Dumani

Marrëdhënien mes tyre në trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Italisë dhe vendeve të BE, e zbuloi bashkëpunëtori i drejtësisë Nuredin Dumani i cili ka dhënë detaje konkrete mbi grupet kriminale, përfshirë edhe grupin e kryesuar kohë më parë nga Xhevdet Troplini. Rrëfimi i tij ka ndihmuar në ndërtimin e një panorame të qartë mbi trafikun ndërkombëtar të drogës, përfshirjen e disa personave kyç, itineraret e përdorura për transportin e lëndëve narkotike dhe metodologjinë e shpërndarjes. Informacionet e siguruara prej tij janë përdorur nga autoritetet italiane dhe kanë qenë thelbësore për të ngritur akuza ndaj personave për të cilët janë lëshuar urdhër-arreste. Versus.al

Poll