AKTUALITET /

Detaje nga aksidenti në Vaqarr, mes të aksidentuarve 6 fëmijë të moshave 6-10 vjeç, drejtuesja e mjetit ishte shtatzënë

Mësohet se në një prej mjeteve, drejtuese ishte një grua shtatzënë dhe bashkë me të udhëtonin 6 fëmijë të cilët ishin duke shkuar për të luajtur kalçeto

Shkruar nga Versus

Detaje nga aksidenti në Vaqarr, mes të aksidentuarve 6

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë rrugor që ndodhi mbrëmjen e sotme në zonën e Vaqarrit ku 2 automjete u përplasën kokë më kokë duke shkaktuar disa të plagosur.

Mësohet se në një prej mjeteve drejtuese ishte një grua shtatzënë dhe bashkë me të udhëtonin 6 fëmijë të cilët ishin duke shkuar për të luajtur kalçeto.

Disa prej tyre kanë marrë dëmtime të lehta, dhe fatmirësisht në gjendje të mirë shëndetësore është edhe gruaja shtatzënë.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:05, në Vaqarr, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. Sh. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. P.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 6 fëmijë të mitur, të moshave 6-10 vjeç, të cilët udhëtonin si pasagjerë në automjetin që drejtohej nga shtetasja Xh. Sh., si dhe vetë drejtuesja e këtij automjeti. Të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll