AKTUALITET /

Detaje nga aksioni i policisë në Durrës! Si u shoqëruan disa persona me rrezikshmëri të lartë

Në aksion janë angazhuar një numër i konsiderueshëm efektivësh, nga disa sektorë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

Shkruar nga Versus

 

Detaje nga aksioni i policisë në Durrës! Si u shoqëruan disa

Detaje të reja po bëhen të ditura nga operacioni i madh policor që po zhvillohet mbrëmjen e sotme në zonën e Shkozetit, Durrës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se disa persona, të cilët konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, janë shoqëruar nga forcat e rendit.

Në aksion janë angazhuar një numër i konsiderueshëm efektivësh, nga disa sektorë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës.

Operacioni po vijon me objektivin për të goditur grupet kriminale dhe për të rritur nivelin e sigurisë në qytet. /Versus.al

 
Poll