AKTUALITET /

Finalizohet aksioni “blic” në burgjet e Lushnjës dhe Elbasanit, sekuestrohen sende të ndaluara dhe pajisje komunikimi

Shkruar nga Versus

Finalizohet aksioni “blic” në burgjet e Lushnjës dhe

Ka përfunduar kontrolli i ushtruar në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Lushnjë dhe Elbasan, në kuadër të një aksioni të zhvilluar për evidentimin e sendeve të ndaluara brenda ambienteve të sigurisë.

Sipas njoftimit zyrtar, kontrollet janë shtrirë në qelitë e të dënuarve, regjimet e brendshme, ambientet e përbashkëta dhe sektorët e sigurisë, me fokus parandalimin e futjes dhe përdorimit të sendeve të paligjshme, si dhe forcimin e masave të kontrollit.

Në IEVP Elbasan, operacioni është zhvilluar në bashkëpunim me drejtuesit e rinj të institucionit, në kuadër të rritjes së standardeve të sigurisë dhe forcimit të kontrollit administrativ.

Ndërkohë, në IEVP Lushnjë janë konstatuar dhe sekuestruar sende të tepërta dhe aksesorë të mjeteve të komunikimit, të cilët do të verifikohen nga organet kompetente për veprime të mëtejshme procedurale.

/Versus.al

Poll