
Korçë- Një alarm për bombë shkaktoi panik në lagjen nr.18 ku forcat xheniere mbërritën dhe rrethuan zonën.
Pas ndërhyrjes së forcave xheniere, u zbulua se bëhej fjalë për një pajisje GPS në makinëmn e Gëzim Pashos dhe jo eksploziv siç dyshohej. Pasho rezulton të jetë inspektor në Sektorin e Inspektimit të Pyjeve Korçë.
Nga kontrolli i kryer nga këto shërbime, rezultoi se objekti i vendosur në automjet ishte një aparat GPS dhe jo lëndë plasëse.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e personit që ka vendosur aparatin GPS. Versus.al

