AKTUALITET /

Dhjetëra kg kokainë me vlerë mln euro, arrestohen shqiptari dhe italiani! I zbuloi qeni anti-drogë

Efektivët e Policisë, me ndihmën e njësisë së qenve gjetën dhjetë pako gome dhe celefoni nga njëra prej dy makinave në të cilat udhëtonin dy personat

Shkruar nga M.H

Dhjetëra kg kokainë me vlerë mln euro, arrestohen shqiptari dhe

Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar ditën e sotme nga Guarda di Finanza, në portin e Olbias, pasi iu gjetën 11.5 kg kokainë, e cila do tu sillte mbi 2 milionë euro të ardhura nëse do të tregtohej.

Efektivët e Policisë, me ndihmën e njësisë së qenve gjetën dhjetë pako gome dhe celefoni nga njëra prej dy makinave në të cilat udhëtonin dy personat.

Droga ishte e ndarë në dy pjesë dhe ishte fshehur ne bagazh, në 10 pako të mbyllura dhe të siguara për tu shpëtuar.

Por qentë arritën që me nuahtjen e tyre të sekuestrohej e gjithë sasia e drogës së jashtëligjshme.

“Afera ngre alarm serioz social dhe nxjerr në pah sesi tregu i tregtimit të kokainës ka lidhje të padyshimta me zonën e Gallurës, e cila, siç dihet, ka tre porte (Olbia, Golfo Aranci dhe Santa Teresa Gallura) dhe dy aeroporte (për fluturime komerciale dhe fluturime private, si në Olbia) dhe përfshin interesa të frikshme ekonomike (në periudhën e verës rreth 7 milionë njerëz gravitojnë, veçanërisht në brezin bregdetar të Costa Smeralda), sqaroi Fiamme Gialle./ Versus.al

Poll