AKTUALITET /

Dh*nohet brutalisht punonjësi i pastrimit në Vlorë, agresorët e zunë në befasi

I moshuari tha se dy persona kishin dalë nga një furgon dhe kishin nisur ta godisnin.

Shkruar nga Versus

Dh*nohet brutalisht punonjësi i pastrimit në Vlorë,

Vlorë- Një punonjës i ndërmarrjes së pastrimit është dhunuar brutalisht mesditën e sotme. 61 vjeçari Kozma Kukli është qëlluar në befasi nga dy persona të cilët kishin zbritur nga një furgon.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 14:00 të mesditës së sotme përballë tregut të Çoles.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes pas lajmërimit të qytetarëve që janë gjendur në zonë. Mjekët kanë raportuar se Kozma Kukli ka marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në syrin e djathtë, duke i rrezikuar dhe shikimin.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi ngjarjen. Versus.al

Poll