Krujë- Policia ndërhyri për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në lagjen “Derede” ku një 44 vjeçar me inicialet E.M 44 vjeç, u arrestua pasi akuzohet për dhunën ndaj gruas dhe vajzës së tij të mitur.
Pas ndërhyrjes së efektivëve, në pranga ka rënë edhe djali i dhunuesit, A.M 22 vjeç i cili gjithashtu ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe vajzës së tij. Gjatë kontrolleve u gjetën dhe sekuestruan një kallashnikov dhe municion luftarak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







