Tiranë- Një ngjarje kriminale në familje është parandaluar falë ndërhyrjes së policisë së komisariatit nr.6 në fshatin Pezë Helmes.
Policia ka arrestuar një 37 vjeçar me iniciale A.B i cili dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar me thikë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në praninë e fëmijës së mitur të çiftit.
Gjatë kontrolleve, policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë gjahu të cilën 37 vjeçari e mbante pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Versus.al







