AKTUALITET /

Dhunoi dhe kërcënoi partneren që i kërkoi ndarjen, arrestohet shqiptari xheloz në Itali

Shkruar nga Versus

Dhunoi dhe kërcënoi partneren që i kërkoi ndarjen,

Itali- Policia e Frosinones ka arrestuar një 44 vjeçar shqiptar i cili akuzohet se ka keqtrajtuar partneren e tij dhe e ka kanosur me jetë vazhdimisht që prej korrikut të vitit të kaluar.

Gjykata e ka vendosur nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke i kufizuar lëvizjen dhe qasjen në internet e rrjete sociale. Partnerja e tij ka denoncuar rastet e ndryshme që pasi shqiptari kishte nisur dhunën fizike ndaj saj.

Ndërsa në denoncimin e bërë ajo e përshkruan 44 vjeçarin si person me natyrë tepër xheloze. Më 16 shkurt të këtij viti, pasi kishin rënë dakord të takoheshin për t’i kthyer njëri tjetrit sendet personale, shqiptari sërish nuk e pranoi ndarjen dhe e shtyu italianen në rrugë dhe më pas e ndoqi me makinë për ta goditur në fytyrë dhe trup. Versus.al

Poll