Tiranë- Një 40 vjeçar i identifikuar si Agron Mici është arrestuar nga policia në Kamëz pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kërcënonte me armë zjarri.
Forcat “Shqiponja” ndërhynë për të arrestuar 40 vjeçarin pas njoftimit se ai kishte dhunuar gruan e tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Versus.al









