AKTUALITET /

Digjet prej 10 ditësh, flakët aktive në malin e Dukatit! As helikopteri s’bën punë

Shkruar nga Versus
Digjet prej 10 ditësh, flakët aktive në malin e Dukatit! As
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Prej 10 ditësh sipërfaqja e pyllëzuar në malin e fshatit Dukat vijon të digjet si pasojë e flakëve që janë riaktivizuar disa herë.

Zjarrfikës dhe efektivë të forcave të armatosura kanë punuar për shuarjen e flakëve, por zjarri është ende aktiv. Në ndihmë të tyre, u dërgua edhe një helikopter që punoi për 2 orë duke hedhur ujë në gjithë gjatësinë e pyllit me pisha, por pa rezultat.

Era rrezikon përhapjen e flakëve. Ndërsa terreni i thyer dhe mjaft i vështirë e bën të pamundur shuarjen e zjarrit. Aktualisht zjarrfikësit po monitorojnë edhe përhapjen e flakëve drejt Parkut Kombëtar të Llogarasë. Versus.al

Poll