
Një zjarr ka rënë në një dyqan të rrjetit Rossmann & Lala në zonën e “9-katësheve” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët dhe kalimtarët.
Sipas pamjeve nga vendngjarja, flakët janë përhapur me shpejtësi duke përfshirë jo vetëm ambientet e dyqanit, por edhe disa apartamente në pallatin ku ndodhet biznesi.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për dëmet materiale apo për persona të lënduar, ndërsa pritet reagimi i Policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse për zbardhjen e plotë të situatës./Versus.al

