Në komunikimet e zbardhura në Sky Ecc dhe të dokumentuara në dosjen e SPAK kundër grupit kriminal të Suel Çelës, janë dokumentuar edhe raste të tentativës për të kaluar nga Ekuadori drejt Evropës qindra kilogramë kokainë.
Mes personave me të cilët Suel Çela kontaktonte ishte edhe Ergys Dashi shqiptari i ekzekutuar në janar të 2022-it me 20 plumba teksa qëndronte në një lokal në Ekuador. Dashi njihej si pika e orientimit për grupet shqiptare të cilat synonin trafikun e kokainës nga Ekuadori. Në bisedat e zbardhura, Çela dhe Dashi komunikojnë për trafikun e 446 klogramëve kokainë të cilat janë kapur në portin e Roterdamit në Holandë.
Më 5 maj 2021 Ergys Dashi i dërgon Suel Çelës mesazhe zanore ku përpiqet të justifikojë ngarkesën e kokainës të kapur gjatë një kontrolli të bërë në kontejnerët me banana. Ai ngre dyshimet se dikush prej anëtarëve të grupit është përgjuar, ose dikush ka dhënë informacion.
Pjesë nga dosja:
Mesazhi zanor 1, ora 18:16: "Po mo plako, venali, hollandez o burrë hollandez. Ja po me nis pozicionet e GPS o burrë, kanë ardhë kanë mor, i kanë mor gjithë kutiat e firmës I kane cu n'kontroll, ti q*sh motren mu n'p*dh. Ka dicka që nuk shkon o vlla, nuk e di pse kane shku kshu se ka ardhë me jeshile çdo gjë, ka dicka që nuk shkon. Dikush nga neve eshte ne pergjim se ska shonce".
Mesazhi zanor 2, ora 18:16: "E kupton, nuk ka shonce o vlla nuk ka shonce, kur kemi dhënë adresat, adresat jane 2 kilometra larg firmes, kur kena dhone adresat nuk e di mbase telefonat a ka dicka qe nuk shkon o plak, ka dicka qe nuk shkon. Ose dikush eshte ne pergjim ose telefonat ose dikush ka fol ne makine ka pergjusa nuk ka shonce vlla te shkojne direkt aty. Kanë pa kujt firme i kanë ardhë sot kutiat është aty kanë shku".
Mesazhi zanor 3, ora 18:19: "Po mo plako ka dicka qe s'shkon o vlla, vjen cdo gjë jeshile, cdo gjë jeshile edhe vijne të gjithë kutiat, se nuk ishte vetëm një kuti o vlla ishin 2-3 kutia të një firme 3 kutia të një firme tjetër ishin lidh 5-6 kutia vetëm kë kto që kam lidh unë edhe vjen tani, kalon nga Anversa vjen deri në Roterdam, ne Roterdam deri atje shkojn cdo gje mire, vijne tashi ke firma policia e Roterdamit, nuk ka lidhje fare nuk është as policia është dogane, ka ardhë dogana..."
Ndërsa Suel Çela i shkruan se ka dyshime që dikush prej personave në dijeni u ka dhënë informacion policëve.
Ergys Dashi: "Presim ca do ndodhi", ... "Esht e mbyllur kutia", ... "Vetem pergjime", ... "Na stresun kurvat",... "Shyqyr kan gen pa pre". Marjus Lulaj këmbëngul se dikush i ka spiunuar ata duke shkruar se: ... "nese esht kshu ka spiunllik ska lidhje me pergjimin e tel". Ndërsa Ergys Dashi këmbëngul se dikush prej tyre është përgjuar... "Vetem pergjime", ... "Kam frik mos dikush ka pergjusa ne makin", ... "Edhe kan fol adresen". Marjus Lulaj përgjigjet ... "dikush ka dhen info policis aty". Bashkëbisedimi midis tyre vijon në të njëjtën datë, ku Ergys Dashi këmbëngul se dikush mund të ketë qënë në përgjim telefonik ose ambiental me pajisje përgjuese zanore dhe vendndodhje, ndërsa Marjus Lulaj ngre pretendime se dikush ka spiunuar, duke i dhënë policisë adresën.
Në vazhdim të komunikimeve Ergys Dashi i dërgon Marjus Lulaj një mesazh zanor me këtë përmbajtje: Mesazh zanor, ora 18:44; "o plako presim se mbase edhe e kanë dhe nej.. ku di gjë unë nej informacion a noj gjë këto mbase morin me pa vetëm bananet kupton, nuk bëjnë kontroll komplet ose se fusin në skaner, mbase dhe shpetojmë o burrë ku di gjë unë. Presim, shpresojmë se q*a robt 450 buke, 446 bukë, gjynah".
Nga konteksti i këtij mesazhi zanor, janë përftuar të dhëna me interes për hetimin në lidhje me sasinë e lëndës narkotike e cila sipas tij arrinte në sasinë prej 446 "bukë". Fjala bukë dyshohet se është përdorur si zhargon për t'ju referuar pakove të lëndëve narkotike të cilat përgjithësisht paketohen në sasi një kilogramëshe, e cila e fshehur në konteinerin i cili transportonte banane. Ergys Dashi shpreson se nuk do të bëhet kontroll i plotë në skaner, por vetëm kontroll i bananeve.
Për sa më sipër rezulton se sasia e lëndës narkotike e dyshuar kokainë e sekuestruar nga autoritetet ligjzabtuese holandeze është 446 kilogramë.








