AKTUALITET /

Diplomat false nga 'Wisdom', reagon Bordi i Akreditimit: Telhaj jo presidente, nuk ishte as në darkën e pretenduar

Në reagim thuhet se Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së  Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) ashtu siç thuhej nga përgjimet por ushtron që nga korriku 2021 detyrën si kryetare e këtij Bordi.

Shkruar nga Versus

Diplomat false nga 'Wisdom', reagon Bordi i Akreditimit: Telhaj jo

Bordi i Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë ka reaguar pas disa ditësh nga shpërthimi i i skandalit të falsifikimit të diplomave nga kolegji universitar Wisdom, ku nga hetimet e Guardia di Finanza, të zbardhura nga Versus.al del e implikuar dhe kryetarja e këtij Bordi, Shqiponja Telhaj.

Në reagim thuhet se Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së  Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL) ashtu siç thuhej nga përgjimet por ushtron që nga korriku 2021 detyrën si kryetare e këtij Bordi.

Gjithashtu në reagim thuhet se Telhaj nuk ishte pjesë e darkës së pretenduar ku sipas përgjimeve thuhet si është dhënë dhe çanta luksoze Luis Vuitton nga pronarët e kolegjit universitar 'Winsdom'.

'Së dyti, kryetarja e Bordit të Akreditimit, Prof. Telhaj jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj akademik në Mbretërinë e Bashkuar, dhe deklaron se ka qenë ne Mbretërinë e Bashkuar edhe në ditën kur është zhvilluar darka e pretenduar. Këto fakte janë lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet sistemit TIMS.' thuhet në reagim.

Reagimi i bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë::

Së pari, Prof. Shqiponja Telhaj nuk ka ushtruar në asnjë moment detyrën e presidentes së Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL), por ushtron nga korriku 2021 detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit.

Përgjimet i referohen “Presidente della ASCAL”, ndërsa në komentet e dosjes është vënë gabimisht emri (i përkthyer) i kryetares së bordit si drejtuese e institucionit të ASCAL. Sqarojmë se në bazë të nenit 15 të Ligjit për Arsimin e Lartë, Bordi i Akreditimit është organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij, i ngritur pranë ASCAL. ASCAL drejtohet nga një Drejtor, ndërsa Bordi i Akreditimit nga Kryetari i Bordit të Akreditimit. Prof. Shqiponja Telhaj ka mbajtur dhe mban vetëm detyrën e Kryetares së Bordit të Akreditimit.

Së dyti, kryetarja e Bordit të Akreditimit, Prof. Telhaj jeton dhe zhvillon aktivitetin e saj akademik në Mbretërinë e Bashkuar, dhe deklaron se ka qenë ne Mbretërinë e Bashkuar edhe në ditën kur është zhvilluar darka e pretenduar. Këto fakte janë lehtësisht të verifikueshme nëpërmjet sistemit TIMS. Ndërkohë që Prof. Telhaj do ta ndjekë çështjen edhe ligjërisht për të kërkuar tërheqje dhe kërkim falje për akuzat e rreme, anëtaret e bordit dëshirojnë të ritheksojnë besimin e tyre të plotë në integritetin e saj në drejtimin e bordit.

Së treti, Bordi i Akreditimit i drejtuar nga Prof. Telhaj deri më sot nuk ka marrë asnjë vendim për akreditimin institucional të institucionit në fjalë.

Së katërti, e gjithë vendimmarrja e Bordit lidhur me akreditimet mbështetet në raportet e hartuara nga ekspertët që përcaktohen nga ASCAL dhe dokumentacionet e dorëzuara nga institucionet.

Në dosjen e përgjimeve të Tranit në Itali flitet për një rrjet kriminal diplomave false që varionin nga 7000-10000 euro.

Dosja voluminoze prej 300 faqesh hedh dritë mbi emrat e përfshirë në këtë skandal që ka çuar në arrestimin e disa prej të hetuarve nga Prokuroria e Trianit.

Ndërsa në faqen 80 të fashikullit përshkruhet se si zyrtarja e ministrisë së Arsimit, Shqiponja Telhaj ka marrë një çantë  një çantë Luis Vuitton me vlerë 1200 euro në këmbim të akreditimit të Univeristetit Ëisdom.

Në dosje përmendet edhe “Evlis Cushi” e cila sipas deklarimeve të të proceduarve, është ish-ministrja Evis Kushi si dhe disa zyrtare të ministrisë si Albana Tole dhe Eva Biz...

Gjithashtu Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për këtë rast pas denoncimit të rektorit të universitetit Winsodm, Bajram Hysaj, pasi sipas tij i është falsifikaur firma në disa prej diplomave të lëshuara./Versus.al

 

Poll