
Mes 3 milionë faqeve të reja të publikuara nga DASH mbi dosjen e Jeffrey Epstein, shfaqet edhe emri i një vajze shqiptare e cila kishte dërguar një email në vitin 2017, asokohe 22 vjeçare tek një person, emri i të cilit është fshirë në dosje.
Shqiptarja interesohej për punë si asistente personale duke nënvizuar se nuk jeton në SHBA.
“Përshëndetje, jam e interesuar për punën për të cilën i thatë Evan Luthra-s, por unë nuk jetoj në SHBA. A përbën kjo një problem?”, shkruhet në e-mailin që ka dërguar e reja.

Evan Luthra që ajo përmend, është një investitor indian në fushën teknologjisë dhe kriptovalutave.
Personi të cilin ajo kontaktoi për aplikimin, nuk nguron t’i kërkojë foto, dhe menjëherë komunikon me Epstein përmes e-mailit. I dërgon edhe fotot e saj dhe e pyet nëse duhet ta intervistojë vajzën për të cilën thotë se jetonte në Paris. Komunikimi ka vijuar edhe 4 ditë më pas, ku Epsteinit i përcillet edhe një video e vajzës. Versus.al


