
Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën paraditën e sotme, ku Kolë Manaj u gjet i vetëvrarë ndërsa bashkëjetuesja e tij Anila Ndoka u plagos me një plumb në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, mësohet se çifti ishin konfliktuar disa herë me njëri-tjetrin gjatë ditëve të fundit.
Dyshohet se 44-vjeçarja ka kërkuar që të ndahet nga i dashuri dhe kjo është bërë shkak për debatin mes tyre. Situata më pas ka agravuar brenda automjetit dhe Kol Manaj ka qëlluar 44-vjeçaren dhe më pas veten.
Gjatë bashkëjetesës së tyre pesë vjeçare Manaj shpërndante video me këngë dashurie të cilat i shoqëronte me fotot ku shfaqej me 44 vjeccaren.
44 vjeçarja ishte nënë e tre fëmijëve ndërsa ishte divorcuar nga një martesë e mëparshme që kishte pasur./Versus.al







