AKTUALITET /

“Do shpërthejë për 43 minuta”, alarm i rremë për bombë në kolegjin ‘Turgut Ozal’

Shkruar nga Versus

“Do shpërthejë për 43 minuta”, alarm i rremë

Tiranë- Një alarm për bombë është lëshuar sot në kolegjin privat turk “Turgut Ozal”. Prindërit janë njoftuar që të marrin fëmijët e tyre nga shkolla.

Forcat xheniere shkuan në vendngjarje, por nga kontrollet nuk rezultoi diçka e tillë. Sidoqoftë nxënësit dhe stafi i mësuesve janë larguar nga ambientet e shkollës ku vijojnë ende kontrollet për email-in që alarmoi stafin. 

“Më datë 21.02.2025, rreth orës 11:30, është marrë njoftim se në adresën e një shkolle private në zonën e Misto-Mames, ka ardhur e-mail i shkruar anglisht në të cilin thuhej se në ambientet e shkollës ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente për 43 minuta.

Shërbimet e Policisë dhe Njësia Antieksploziv kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës”- njoftoi policia. Versus.al

Poll