AKTUALITET /

“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, si polici i burgut shantazhonte të dënuarin! Zbulohet letra që ‘e dogji’

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të marrë në dorëzim hetimin ndaj një punonjësi të burgut të Durrësit, me inicialet G. Kushi, i akuzuar për korrupsion pasiv ndaj një të dënuari.

Shkruar nga Versus
“Do ta nxij jetën po s’më dhe 3 mijë euro”, si
Foto ilustruese

Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të marrë në dorëzim hetimin ndaj një punonjësi të burgut të Durrësit, me inicialet G. Kushi, i akuzuar për korrupsion pasiv ndaj një të dënuari.

Sipas raportimeve nga mediat, skandali është zbuluar pas një denoncimi nga i burgosuri Marius, i cili ka informuar Prokurorinë e Durrësit se punonjësi e kishte kërcënuar për përfitime monetare.

“Do ta nxij jetën këtu në burg, nëse nuk më jep 3 mijë euro”, thuhet se ka qenë fjalia me të cilën efektivi e ka shantazhuar të dënuarin.

Më tej, polici i ka dorëzuar të burgosurit një letër të verdhë me shkrim dore, ku kishte shkruar numrin e llogarisë bankare ku familja e të dënuarit duhej të transferonte shumën e kërkuar.

Ekspertiza që “dogji” efektivin

Pas denoncimit, prokuroria kreu ekspertizë të shkrimit të dorës, dhe me dyshimin se ai përkiste efektivit, ngriti zyrtarisht akuzën për korrupsion. Edhe pse shuma nuk ishte paguar, fakti që kërkesa ishte bërë dhe mbështetur me prova materiale e bëri rastin penal.

Dosja më pas iu paraqit një gjyqtari paraprak në Durrës, i cili konstatoi moskompetencë, duke urdhëruar që çështja t’i kalojë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

Vendimi i gjyqtarit

Gjyqtari Erjon Çela, pasi shqyrtoi materialet, vendosi që SPAK të marrë në dorë procedurën, të rikonsiderojë hetimet dhe, nëse provohen elementët e veprës penale, ta marrë zyrtarisht të pandehur policin e burgut. Versus.al

Poll