
Fier- Një 39 vjeçar i identifikuar si M.B është arrestuar nga policia e Lushnjës si autor i zjarrvënies në automjetin në pronësi të D.V në fshatin Pluk.
I arrestuar rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë. Pas marrjes në pyetje, u zbulua se krimin e kishte kryer pasi ishte porositur nga 28 vjeçari A.Z. Ky i fundit kishte patur një konflikt pronësie me xhaxhain e personit të cilit i dogji makinën.
Policia po punon për kapjen e porositësit i cili sipas informacioneve të siguruara, rezulton të jetë jashtë shtetit. Versus.al

