AKTUALITET /

Doli për të marrë pensionin, por zhduket teksa kthehej në shtëpi! Familjarët nisin kërkimet për të moshuarin

Dëshmitarë të rastësishëm kanë pohuar se e kanë parë të moshuarin teksa ecte në këmbë drejt banesës, por më pas gjurmët e tij janë humbur. Deri tani nuk dihet arsyeja e mungesës dhe as vendndodhja e tij.

Shkruar nga Versus

 

Doli për të marrë pensionin, por zhduket teksa kthehej në

Një 85-vjeçar nga Ngurrëza e Madhe, Lushnje i identifikuar si Dhimitër Ciko, është shpallur në kërkim nga familjarët pas humbjes së kontaktit me të që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Sipas familjes, Dhimitri është larguar nga banesa rreth orës 9:00, me destinacion zyrën e postës në Krutje për të tërhequr pensionin, por që prej asaj kohe nuk është kthyer dhe as nuk është arritur të kontaktohet.

Dëshmitarë të rastësishëm kanë pohuar se e kanë parë të moshuarin teksa ecte në këmbë drejt banesës, por më pas gjurmët e tij janë humbur. Deri tani nuk dihet arsyeja e mungesës dhe as vendndodhja e tij.

Të afërmit kanë nisur kërkimet në të gjithë zonën përreth, ndërsa autoritetet lokale dhe policia janë vënë në dijeni dhe po koordinojnë kontrolle për ta gjetur sa më parë.

Familjarët bëjnë thirrje për çdo person që mund të ketë informacione, të kontaktojë menjëherë me ta ose me shërbimet e emergjencës. Gjendja shëndetësore dhe mosha e tij e avancuar shtojnë shqetësimet për sigurinë e 85-vjeçarit. /Versus.al

Poll