
Në orët e vona të së enjtes u shtuan zërat për një dorëheqje të mundshme të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Versus.al kontaktoi me burime pranë ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe mësoi se të pakten deri në orët e vona të së enjtes dorëheqja nuk është dorëzuar zyrtarisht as në formë shkrese dhe as në formë komunikimi. Por, sqaruan burimet, një largim i Rrumbullakut nga detyra është i pritshëm, kjo dhe për faktin e hapjes së garës për detyrën e kryepolicit në vend. Ndërkohë që vetë Rrumbullaku, ka refuzuar mbrëmë t'i përgjigj interesimit për një dorëheqje të mundshme të tij. Versus.al, kontaktoi edhe me burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme, të cilat as e mohuan dhe as e pohuan dot zyrtarisht largimin nga detyra të oficerit të lartë të karrierës. Në rast se Drejtues i Parë, Muhamet Rrumbullaku komunikon nesër dorëheqjen e tij nga detyra ose i komunikojnë shkarkimin dy janë skenarët më të mundshëm: qëndrimi i tij në detyrë deri në përzgjedhjen e pasuesit të tij dy javët e ardhshme dhe i dyti komandimi i zëvendësdrejtori aktual, Sokol Bizhga ose i një drejtuesi tjetër madhor të Policisë së Shtetit.
Pas udhëzimit për procedurën e zgjedhjes se drejtorit të ri të përgjithshem të policisë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pritet të mbajë të premten nje komunikim për herë të parë me mediat përballë që pas emërimit në krye të këtij dikasteri.
Hoxha pritet të “shkundë” kupolën e uniformave blu pas disa ngjarjeve kriminale në muajt korrik-gusht. Gjithashtu, ministri Hoxha përballë mediave dhe drejtuesve të policisë do te prezantoje platformen e tij politike sa i takon rendit e sigurise publike
Largimi i Rrumbullakut do t’i hape rrugë zgjedhjes se kryepolicit te ri përmes një procesi konkurrimi/gare mes atyre qe plotesojnë kriteret e parashikuara ne ligjin e ri për policinë e shtetit qe u miratua sesionin e kaluar parlamentar.







