AKTUALITET /

Dosja Babale/ Salianji kërkon lirinë me kusht: Ish-deputeti depoziton kërkesën pas përmbushjes së 2/3 së dënimi

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar kërkesën për lirimin me kusht pranë institucioneve përkatëse, pasi ka ezauruar dy të tretat e dënimit me burg.

Shkruar nga Versus
Dosja Babale/ Salianji kërkon lirinë me kusht: Ish-deputeti depoziton
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka depozituar kërkesën për lirimin me kusht pranë institucioneve përkatëse, pasi ka ezauruar dy të tretat e dënimit me burg.

Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej tetorit të vitit 2024, ku po vuan dënimin me 1 vit burg të dhënë me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit për çështjen e njohur si “Babale”.

Me përmbushjen e pjesës më të madhe të dënimit, Salianji synon të përfitojë nga lirimi me kusht, një e drejtë që parashikohet nga Kodi Penal për të dënuarit që plotësojnë kriteret ligjore dhe sjellje të mirë gjatë vuajtjes së dënimit.

Gjykata pritet të shqyrtojë kërkesën në ditët në vijim.

Çfarë është dosja “Babale”?

Në pranverën e vitit 2018, deputeti i PD-së doli në një deklaratë për mediat dhe publikoi një audio-përgjim.

Salianji pretendonte se vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj, ishte i përfshirë në trafik droge.

Sipas audio-përgjimit, vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj komunikonte me një ish-trafikant, Albert Veliun, me pseudonimin Babalja. Më 18 dhjetor të 2019-ës, Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dha vendimin për dosjen “Babale”. Fredi Alizoti u dënua me 2 vite burgim, ndërsa Ervin Salianji u dënua me një vit burg për akuzën e kallëzimit të rremë. Gjithashtu u dënua me 3 vite e 6 muaj burg Albert Veliu. Salianji e kundërshtoi këtë vendim dhe e ankimoi në Gjykatën e Apelit. Për më shumë se dy vite, dosja u zvarrit dhe pas mungesave të shumta të avokatëve, sot u dha vendimi përfundimtar. Ervin Salianji u dënua me një vit burg për kallëzim të rremë. Versus.al

Poll