AKTUALITET /

Drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro në çantë, e pëson gruaja në Kakavijë

55 vjeçares iu sekuestrua shuma e parave dhe nisi procedimi në gjendje të lirë.

Shkruar nga Versus
Drejt Greqisë me mbi 11 mijë euro në çantë, e
Shuma e parave të padeklaruara

Gjirokastër- Një 55 vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Kakavijës pasi është kapur në tentativë për të kaluar në shtetin fqinj me shumën prej 11 mijë eurosh të padeklaruara.

Bëhet fjalë për E.R e cila brenda çantës që mbante me vete kishte futur shumën prej 11.800 eurosh të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale pasi ishin të padeklaruara.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen E. R., 55 vjeçe, banuese në Greqi. Versus.al

 

Poll