
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni ku u kap 1 kilogramë kokainë ditën e djeshme (9 dhjetor), ndërsa u vunë në pranga Klajdi Sejrani, nipi i Pajtim Sejranit i njohur si 'i forti i Tiranës' së bashku me Euxhenjo Manushin, djali e muzikantit të njohur Ad Sybardhit teksa lëviznin me një mjet luksoz
Mësohet se kokaina që grupi shpërndante blihej jo vetëm nga njerëz të zakonshëm por edhe nga personazhe VIP.
Gjithashtu antidroga e Tiranës po vijon hetimet në lidhje me shpërndarjen e lëndës narkotike në zonën e ish-Parkut në kryeqytet dhe në lokalet e natës në pika të ndryshme në Tiranë.
Ka dyshime se në këtë grup që funksiononte si shpërndarës dhe furnizues të kokainës së pastër janë përfshirë dhe persona të tjera ndërsa janë sekuestruar dhe celularët e dy të arrestuarve./Versus.al








