AKTUALITET /

Durrësi nuk gjen qetësi, pas vrasjes së Dedjas, gjendet tritol pranë pallatit të Vangjush Dakos

Nuk dihet autori i vendosjes së tritolit apo shkaku. Policia nuk ka ende njoftim zyrtar mbi ngjarjen.

Shkruar nga Versus

Durrësi nuk gjen qetësi, pas vrasjes së Dedjas, gjendet tritol

Durrës- Një sasi tritoli është gjetur mbrëmjen e djeshme në zonën e Velierës, pranë pallatit ku ka apartamentin edhe ish-kryebashkiaku i qytetit, Vangjush Dako.

Ekipet xhenerike bënë shpërthim të kontrolluar të sasisë së eksplozivit. Kanë qenë kalimtarët ata të cilët kanë njoftuar policinë pasi kanë parë tritolin e vendosur në zonën mjaft të populluar.

Autori ende nuk është zbuluar. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë.

Ngjarja vjen rreth 24 orë pas atentatit që tronditi lagjen nr.18 të qytetit ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi, 29 vjeçari Ermir Dedja, i njohur si anëtar i grupit kriminal të Avdylajve në Shijak. Versus.al

 

Poll