Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Patosit pasi dhunonte bashkëjetuesen dhe e kërcënonte se do e vriste. Ngjarja ndodhi në fshatin Dukas dhe gjatë arrestimit policia i sekuestroi Igli Rapës një kallashnikov që e mbante pa leje. Ishte 26-vjeçarja e cila jetonte me Rapën, e cila bëri kallëzimin në polici për dhunë dhe kanosje.
Policia ka sekuestruar armën e zjarrit me municion.
Njoftimi i policisë:
Patos/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandaloi ngjarje kriminale në një familje.
Dhunoi bashkëjetuesen dhe e kanosi se do ta vriste, në banesën e tyre në fshatin Dukas, ku mbante pa leje 1 kallashnikov, kapet 45-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimit të një 26-vjeçareje, se bashkëjetuesi e kishte dhunuar dhe kanosur për jetën, shërbimet e Stacionit të Policisë Patos parandaluan ngjarje kriminale në këtë familje, si dhe në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, mundësuan kapjen në flagrancë dhe vënien në pranga të autorit të rastit, shtetasit I. R., 45 vjeç.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov me municion luftarak, që posedohej pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. Versus.al







