AKTUALITET /

“U angazhuan vrasës me pagesë”, zbardhen pistat e hetimit për ekzekutimin e anëtarit të Avdylajve

12 persona janë marrë në pyetje për ngjarjen e ndodhur pas mesnate.

Shkruar nga Versus
“U angazhuan vrasës me pagesë”, zbardhen pistat e hetimit
Viktima, Ermir Dedja

Durrës- Policia ka marrë në pyetje 12 persona dhe nënën e viktimës, Ermir Dedja i cili u ekzekutua pas mesnatës së 19 majit në lagjen nr.18.

Të shoqëruarit u pyetën si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Burime bëjnë me dije se në këtë ngjarje kriminale që tronditi qytetin bregdetar, janë angazhuar vrasës me pagesë të cilët qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj 29 vjeçarit.

Pistat hetimore për zbardhjen e vrasjes së anëtarit të grupit të Avdylajve të Shijakut, mësohet se janë ato të hakmarrjes ose të prishjes së pazareve të drogës.

Viktima ishte arrestuar më parë, në 2015-ën pasi u kap në tantativë për të trafikuar drogë drejt Kosovës dhe në 2017-ën për përkrahjen e autorit të një plagosje me armë zjarri në Shijak. Dedja njihet si njeri i afërt i Aldo Avdylajt, nipit të Astrit Avdylajt në Shijak.

Së fundmi ai ishte shpërngulur në Gjermani dhe vinte në Shqipëri për periudha të shkurtra kohore. Versus.al

Poll