AKTUALITET /

Dyshohet se p*rdhunoi 12-vjeçaren në Pogradec, ADN e fetusit nxjerr zbuluar 67 vjeçarin

Analiza e ADN-së ka konfirmuar përputhjen e gjenetikës së fetusit me të dyshuarin, duke hedhur dritë mbi përdhunimin e një 12-vjeçareje në Pogradec. Autoritetet vazhdojnë hetimet dhe ofrojnë mbështetje psikologjike dhe mjekësore për viktimën.

Shkruar nga Versus
Dyshohet se p*rdhunoi 12-vjeçaren në Pogradec,  ADN e fetusit nxjerr
Rrushan Selko

Autoritetet hetimore në Pogradec kanë zbardhur detaje të reja lidhur me rastin e përdhunimit të një 12-vjeçareje.

Analiza e ADN-së ka përputhur materialin gjenetik të fetusit me të dyshuarin, një 67-vjeçar të identifikuar si Rrushan Selko, i cili ka lidhje familjare me familjen e vajzës.

Sipas burimeve hetimore, e mitura ka dhënë deklarim para psikologut, duke treguar për kërcënimet e vazhdueshme që i janë bërë për të mos bërë publike ngjarjen. Familjarët janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa hetuesit po dokumentojnë çdo detaj të rastit.

Autoritetet kanë theksuar se trajtimi i çështjes po bëhet me prioritet maksimal, për të garantuar zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mbështetjen mjekësore dhe psikologjike për vajzën. Mjekët vendosën që e mitura të kryente abort për shkak të problemeve shëndetësore dhe moshës së saj.

Rasti i rëndë u zbulua në Pogradec dhe u bë publik më 30 dhjetor, ndërsa hetimet nisën menjëherë pas konfirmimit të shtatzënisë, e cila në atë kohë ishte rreth 22 javëshe./Versus.al

Poll