AKTUALITET /

Grabiti i armatosur FiBank, policia zbulon shumën e parave që u gjetën në çantën e Bardhyl Fushës

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Bardhyl Fusha ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga dega e FiBank.

Shkruar nga Versus

Grabiti i armatosur FiBank, policia zbulon shumën  e parave që  u

Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga grabitja e djeshme në 'Fibank', ku 61-vjeçari Bardhyl Fusha hyri i armatosur dhe mori një sasi lekësh.

Në fillim u tha se Fusha kishte arritur të marrë në arkë 20 milionë lekë të vjetra por burime zyrtare nga policia bënë me dije se ai ka arritur të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga dega e FiBank.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës dhe Jetës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, vunë në pranga shtetasin B. F., 61 vjeç, pasi dje, në rrugën “Muhedin Llagami”, ka hyrë në ambientet e një banke, me armë zjarri automatik, dhe ka marrë 800 000 lekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe shuma e parave të vjedhura.”, thotë policia.

Ditën e djeshme Fusha hyri në ambientet e Fibank me një çantë ku kishte një armë kallashnikov dhe qëlloi një herë në tokë.

Në dëshminë e tij para uniformave blu Fusha,u shpreh se ishte ndërtues dhe për shkak të veprimtarisë së tij ka borxhe ndaj palëve të treta, të cilat nuk ka mundur t’i shlyejë. Sipas tij ka qenë pikërisht kjo situatë financiare që e ka shtyrë të grabisë bankën./Versus.al

 

Poll