AKTUALITET /

Grabiti me kallash bankën, zbardhet dëshmia e autorit: Kam 70 mijë euro borxhe! Ja pse zgjodha 'Fibank'

Sipas deklarimeve të Fushës, ai kishte zgjedhur bankën pasi kishte qenë më parë aty për kryerjen e pagesave.

Shkruar nga Versus

Grabiti me kallash bankën, zbardhet dëshmia e autorit: Kam 70

Policia ka zbardhur detaje të reja nga grabitja e ndodhur mesditën e së enjtes në një filial të një banke të nivelit të dytë në Tiranë.

Autor i ngjarjes është Bardhyl Fusha, 58 vjeç, sipërmarrës në fushën e ndërtimeve, i cili kishte rreth 70 mijë euro borxhe të papaguara ndaj punëtorëve të tij.

Sipas deklarimeve të Fushës, ai kishte zgjedhur bankën pasi kishte qenë më parë aty për kryerjen e pagesave.

Me origjinë nga Gramshi, ai jetonte në Tiranë me familjen në një banesë me qira. Autorin e ngjarjes e afrohet me automjet pranë bankës, ku pasi parkoi, hyri i armatosur në filial.

Ndërkohë, roja i sigurisë private nuk ishte pranë derës, por dedektori sinjalizoi praninë e metalit në trupin e Fushës.

Ai nxori nga çanta një kallashnikov, qëlloi një herë në dysheme dhe arriti të marrë 8 milionë lekë të vjetra nga arka. Sapo doli jashtë, u arrestua menjëherë. Fusha deklaroi se armën e kishte që prej vitit 1997 dhe e ruante në banesë.

Poll