
Shkodra u trondit sërish nga një atentatet me armë zjarri mëngjesin e sotëm, 8 shtator, duke lënë të vdekur 2 persona dhe duke plagosur 2 të tjerë.
Teksa ndodheshin në një lokal, autori Ragip Gila ka hyrë dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke lënë të vdekur Armando Palin (punonjës i IKMT) dhe Geridon Krajën (truprojën e Erogen Vasos), ndërsa është plagosur biznesmeni Erogen Vaso alias Bajroviç dhe Meri Kaceri një grua e cila punonte si kamariere.
Ky atentat vjen vetëm tre ditë pas vrasjes mafioze të 34-vjeçarit Kristian Kola, teksa po pinte kafe tek një lokal te “Kinema Republika”.
Sipas burimeve nga analizat e kamerave dhe hetimet paraprake, autori i të dy ngjarjeve ka tipare fizike të ngjashme dhe përdor një mënyrë të ngjashme ekzekutimi.
Hetuesit dyshojnë se për shkak të ngjashmërisë fizike dhe mënyrës së kryerjes së atentatit, ku hapet zjarr nga një motor, dyshohet se kemi të bëjmë me të njëjtin autor.
Autori i të dyja ngjarjeve ishte me dy armë dhe me një bidon benzinë.
View this post on Instagram
Policia ka vënë në pranga Ragip Gilajn, i dyshuar për atentatin e ndodhur sot. Ai u kap pak pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke braktisur motorin me të cilin lëvizte.
Gilaj tentoi të arratisej me një automjet, por pas një aksidenti pranë ish-kryqëzimit të “Degës”, u neutralizua dhe u arrestua nga forcat e rendit./Versus.al
Momenti kur policia arreston Ragip Gilajn:
View this post on Instagram







