AKTUALITET /

"E joshi me çokollata që ta rrëmbente", vajza e mitur e detektives private bëhet 'shënjestër' e gruas misterioze në Tiranë

Fatmirësisht ndërhyrja e fqinjëve parandaloi ngjarjen e rëndë, ndërsa gruaja misterioze rreth moshës 55 vjeç, po kërkohet nga policia.

Shkruar nga Versus
"E joshi me çokollata që ta rrëmbente", vajza e mitur
Detektivja private, Shkënda Lili

Tiranë- Një ngjarje alarmuese ka ndodhur në zonën e Astirit ku një vajzë 6 vjeçare u bë shënjestër e një tentative rrëmbimi. E mitura është e bija e detektives private Shkënda Lili e cila është edhe figurë publike në media.

Incidenti është shënuar pranë kompleksit të banimit ku jeton familja. Mediat shkruajnë se një grua rreth moshës 55 vjeçe me syze dhe sjellje të dyshimta ishte parë disa ditë më parë duke vëzhguar 6 vjeçaren në zonë.

Mëngjesin e së mërkurës, ajo iu afrua të miturës në hyrje të pallatit duke tentuar ta joshte me çokollara e karamele, për ta tërhequr më pas me forcë.

Fatmirësisht ndërhyrja e disa fqinjve që ndodheshin në një lokal aty pranë, bëri që autorja të alarmohej nga të bërtiturat e tyre dhe të largohej menjëherë nga vendngjarja. Aktualisht policia është vënë në kërkim të saj.

Për identifikimin e autores janë sekuestruar pamjet filmike të zonës, ndërsa burimet bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që kjo tentativë rrëmbimi të jetë e lidhur me një grup kriminal dhe se ngjarja mund të jetë pasojë e profesionit ‘delikat’ të Shkënda Lilit. Versus.al

Poll